E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e prokurorit Hana Topi ngushellime familjes

Presidenti i Republikes dr. Bamir Topi ka ngushelluar familjen Hana pas ndarjes nga jeta pas nje semundjeje te rende te prokurorit Xhevat Hana. Te nderuar familjare te te ndjerit Xhevat Hana Me hidherim dhe dhimbje mesova per lajmin e ndarjes nga jeta ne menyre te parakohshme te njeriut tuaj te dashur Me lejoni qe ne emer te shtetit shqiptar dhe ne emrin tim personal tju shpreh ju ngushellimet e thella dhe te sinqerta - shkruan Presidenti ne mesazhin e tij te ngushellimit. Ai shton se ndarja nga jeta e Xhevatit perben nje humbje te madhe e te pazevendesueshme per familjen per koleget per vete shtetin shqiptar por edhe per te gjithe ata qe kane pasur fatin te bashkepunojne e ta njohin ate nga afer duke i cmuar gjithmone perkushtimin ndaj detyres se veshtire te prokurorit integritetin e profesionalizmin si dhe cilesite e tij te spikatura qytetare e njerezore. Ne keto caste te renda duke ndare me ju dhimbjen e humbjes dhe duke ju gjendur prane shpirterisht deshiroj te vleresoj edhe njehere Xhevatin e ndjere per punen dhe kontributin e tij te rralle profesional ne sherbim te ligjit dhe mbrojtjes se te drejtave te qytetareve. I perjetshem qofte kujtimi i tij - theksohet ne mesazhin e ngushellimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›