E Diel, 1 Nëntor 2026

Holtkemper: Nevojitet një Kod i ri Zgjedhor, për Shqipërinë

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Karola Myler Holtkemper ka deklaruar nga qyteti i Korçës, se është i nevojshëm një Kod i ri Zgjedhor për Shqipërinë. Sipas, Holtkemper, është e vështirë të konstatatohet vullneti i zgjedhësve, pa dalë ende raporti i OSBE-së. Gjithashtu, nga ana e ambasadores, nuk ka munguar edhe apeli i përcjellë pr bashkëpunimin mes kampeve politike.
 

“Akoma nuk kemi raportin e OSBE-së, ndaj për mua është e vështirë që të konstatoj vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Është kaluar nga numri i plotë, në një të pjesshëm, dhe më tej ka ardhur një rinumërim i votave. Është e nevojshme të kemi një Kod të ri Zgjedhor. Ripërcjell edhe njëherë, të njëjtin mesazh ndaj forcave politike, të cilat duhet të kenë më tepër bashkëpunim”, u shpreh ajo.
 

Ndërkohë, e pyetur se sa larg është Shqipëria nga Bashkimi Evropian, pas këtyre zgjedhjeve, ambasadorja i është përgjigjur se distanca gjeografike nuk ka ndryshuar. Këto deklarara ambasadorja i ka bërë gjatë një takimi kortezie në bashkinë e qytetit të Korçës, ndërkohë që do të jetë ajo, e cila do të hapë siparin e festës së birrës në Korçë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›