AKKP: Përjashtohet kush ka marrë kompensim fizik
11/08/2011 Çefa sqaron procedurën që do të ndiqet në ndarjen e fondeve për subjektet e shpronësuara
Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave do të deklarojë ditën e para të javës së ardhshme emrat e ish-pronarëve që do të përfitojnë nga kompensimi financiar. Tabela nuk do të jetë e ndarë me qarqe, por në një përzgjedhje unike sipas rendit kronologjik të dosjes për njohjen e pronësisë. Në një prononcim të dhënë për “Metropol” kreu i AKKP-së Elvis Çefa sqaron dhe kategoritë që do të përjashtohen nga aplikimi për kompensimin financiar.
Përzgjedhja
Në lidhje me përfundimin e listës së ish-pronarëve që do të përfitojnë kompensimin financiar Çefa shprehet se aktualisht “nuk mund të flasim ende për një listë zyrtare të subjekteve që do të përfitojnë nga kompensimi financiar, duke qenë se procesi nuk ka përfunduar”. Kjo pasi grupet e punës po vijojnë verifikimin e të dhënave përkatëse. “Shpresojmë që në mbyllje të javës ose fillimin e javës së ardhshme të kemi të dhënat për të gjitha rrethet e vendit për t’i bërë ato publike”, - nënvizoi Çefa. Faktikisht gjatë verifikimit të të dhënave nuk mund të dilet me një rezultat përfundimtar. Kjo pasi mund të ketë informacione të reja, të cilat në zbatim të ligjit detyrojnë rishikimin e listës së përfituesve, nëse veprohet me tabela paraprake. Megjithatë, në prononcimin e dhënë Çefa sqaron dhe formën e renditjes apo dhe të kualifikimit të përfituesve. I pyetur nga “Metropol”, ai shton se “lista nuk do të bazohet në ndarjet sipas qarqeve, por sipas datave të vendimeve të përcaktuara për secilin përfitues”.
Përjashtimet
Ndonëse ka qenë e paqartë pika në të cilën vendimi i qeverisë flet për ndarjen mes kompensimit financiar dhe atij fizik, Çefa shprehet se ligji e përcakton qartë formën e përfshirjes në skemën e kompensimit financiar. “Njëkohësisht lidhur me skemën e përfituesve, sipas ligjit është kategorikisht e ndaluar që në këto lista të përfshihen subjekte që janë trajtuar më parë me një formë tjetër kompensimi. Ligji e ka të përcaktuar qartë se nuk mund të përfitojnë kësaj radhe personat që janë trajtuar më parë me një lloj kompensimi, qoftë ky në vlerë monetare apo dhe fizike”, - thekson Çefa. Në këto kushte, nëse për një sipërfaqe një subjekt ka përfituar kompensim fizik, në privatizime apo forma të tjera atij i hiqet automatikisht e drejta për “garën” në kompensimin financiar. Ndryshe nga vitet e tjera, AKKP-ja në sipërfaqen që do të kompensojë nuk do të kufizohet në 200 metra katrorë. Por në zbatim të vendimit të qeverisë është parashikuar përshkallëzimi i sipërfaqes në bazë të metrave katrorë të njohur për kompensim nga ish-komisionet e tokave.
Vendimi dhe 3 kushtet
1. Subjektet e shpronësuara prona e të cilave është njohur për kompensim, të kompensohen sipas radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit vetëm nëse përmbushen këto kritere:
a) Vendimi që ka përcaktuar kompensimin e pronës është përfundimtar.
b) Vendimi që ka përcaktuar kompensimin e pronës është i ekzekutueshëm.
c) Vendimi për të cilin aplikohet nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim. Në rastin e vendimeve që janë ndryshuar pjesërisht për efekt klasifikimi, do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone.