Natalie Portman bëhet zonja Macbeth

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Natalie Portman është zgjedhur për të qenë pjesë e kastit të filmit “Macbeth”, ku do të interpretojë zonjën me të njëjtin emër.
Në këtë ripërshtatje të veprës së William Shakespeare, xhirimet për të cilin do të nisin më vonë gjatë vitit, do të interpretojë edhe aktori i njohur Michael Fassbender.
Portman dhe Fassbender kanë bashkëpunuar së fundmi në një film të regjisorit Terrence Malick, titulli i të cilit nuk është caktuar ende, por që bën fjalë për muzikën në Teksas.
Aktorja 31-vjeçare, që fitoi Oscar-in për rolin e saj në filmin e vitit 2010 “Black Swan”, do të shfaqet më vonë në sallat e kinemasë me “Thor: The Dark World”, vazhdimi i filmit të parë me protagonist aktorin Chris Hemsworth.
Sipas medieve britanike, skenari i “Macbeth” është një depërtim i thellë në historinë e tij, ku përfshihen edhe skena luftarake.
Mes versioneve të tjera kinematografike të veprës së Shakespeare është ai i Roman Polanski-t në vitin 1971, si dhe ai i Orson Welles në vitin 1948./Indeksonline/