E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Arratiset’ nga rehabilitimi, rrezikon burgun

Lindsay Lohan, sërish në telashe të mëdha. Pas një muaji e ca dëfrimi të vërtetë, Lindsay Lohan ka hyrë në rehabilitim. Aty ku duhet të qëndrojë përgjatë 90 ditëve të ardhshme. Këtë ka vendosur një gjykatës, i cili ka synuar një "bllokim" të forcuar që shpresohet t'i bëjë mirë ish-yllit të "Walt Disney", që prej vitesh është katandisur si mos më keq.

Megjithatë, vetëm pak orë pas shtrimit në "Seafield Center" të New York, Lindsay bëri një tjetër nga ato të vetat. Aktorja ka fluturuar drejt Kalifornisë, duke shkelur kushtet e rehabilitimit që ishin vendosur nga gjykata. Po për çarsye e ka bërë këtë? Thjesht sepse nuk pëlqente ndalimin e duhanit, rregull që ishte i pranishëm në qendrën e riaftësimit. Ndërsa në "Morningside Recovery" të Newport Beach, është e mundshme të pihet duhan, prandaj të mërkurën në mbrëmje, Lindsay duhet të jetë ngjitur në një aeroplan, por pa lajmëruar askënd.

Mirëpo, kjo çmenduri mund t'i kushtojë shtrenjtë, sepse ishte gjithçka gati në Neë York, kurse regjistrimi në qendrën kaliforniane do t'i marrë kohë. Pastaj, nëse prokurorëve të Los Angeles dhe Santa Monicas nuk do t'i mbërrijë lajmërimi i aprovimit të ndryshimit të vendit të rehabilitimit, Lohan rrezikon një dënim të mëtejshëm, për shkelje të ndëshkimit. Kështu, aktorja do të rrezikonte burgun, për 90 ditë. Avokatët e saj kanë detyrën për të shmangur që puna të shkojë deri aty./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›