Rikja tregon për të dashurin e saj

Banoret e shtepise se Big Brother Albania, vazhdojne jeten e tyre nen monitorimin 24 oresh te kamerave.
Elona dhe Rikja ndodhen në dhomën e ndenjes, ndërsa Rikja fillon të flasë për të dashurin e saj që e ka jashtë e të tregojë se ai është DJ. Ajo tregon se e do shumë dhe se është shumë xheloze për ta, mbase ka shumë situata kur e kujton dhe ndihet shumë keq, pasi i mungon dhe e do shumë.
Ajo i shpreh një ide Elonës, duke kërkuar në këtë mënyrë edhe një mendim të sajin. “Dua të shkruaj në një çarçaf “të dua” për të dashurin tim”, thotë Rikja, ndërsa vazhdon të flasë për të me shumë emocion e duke shprehur shumë ndjenjë. Kjo gjë e kënaq Elonën, por njëkohësisht e bën të qeshë teksa e dëgjon Riken të tregojë për herë të parë për të dashurin e saj. Rikja vazhdon të tregojë ndërkohë e të thotë se nuk mund të njohë kurrsesi një njeri tjetër përveç tij dhe se e do më gjithë qenien e saj.
Ndërsa Elona e pyet për qëllimin e hyrjes në Big Brother, ndërsa Rikja tregon se një ndër arsyet është që të kuptonte nëse e donte vërtet aq shumë apo jo dhe se largësia mund ta bënte të reflektonte. Ajo thotë se qëndrimi në Big Brother e ka bindur edhe më shumë dhe e ka bërë të kuptojë se e do me të vërtetë.
Rikja tregon se nuk është ndarë shumë mirë nga i dashuri, pasi i ka treguar se do të shkojë në një konkurs bukurie dhe si nuk e ka mirëpritur shumë mirë këtë gjë. “Prandaj ndihem shumë keq ndonjëherë”, tregon Rikja.
Elona i thotë se kjo histori i pëlqen shumë dhe se është diçka shumë e bukur që mund të të ndodhë në jetë. Ndërkohë, Rikja tregon se familjet e të dyve njihen dhe e duan shumë njëri-tjetrin. Ajo tregon se kur ka hyrë edhe i ati e ka porositur që të jetë e kujdesshme për të mos e lënduar të dashurin e saj, pasi ai ka qarë kur ajo është ndarë në aeroport prej tij.
Ajo vazhdon të tregojë për të e të thotë se ka frikë nëse do ta gjejë kur të dalë nga Big Brother, por thotë se nuk mund të jetojë dot pa të dhe se i dashuri i saj është shumë i rëndësishëm në jetën e saj /Indeksonline/