E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekje shqiptarëve, grafite të tjera në Shkup

SHKUP- Në periferi të Shkup janë regjistruar grafite të reja antishqiptare me porosinë Vdekje për shqiptarët.

Grafitet e tilla janë shkruar në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën kryesore që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë të zonës së Karshiakës.

Grafite të tjera janë edhe në brendi të lagjes, në muret përballë shkollës së mesme dhe lokalitete tjera.

Autoritetet e MPB-së kanë theksuar se do të regjistrojnë rastin në terren dhe do të ndërmarrin masat për evitimin e rasteve të tilla provokuese dhe urrejtëse.

Lagja Draçevë në dalje të Shkupit është kryesisht e dominuar me popullsi maqedonase. Pas incidenteve të fundit në Maqedoni janë shtuar edhe grafitet raciste dhe antishqiptare në Shkup, Ohër, Manastir dhe qytete tjera. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›