Komente mbi frazën e Berishës se turqit janë shqiptarë!!!
Kryeministri shqiptar ka këputur një tjetër mufkë. Çdo turk ka gjak shqiptar!!!, i tha ai Erdoganit. Gazeta Shqiptare ka kërkuar komente lidhur me këtë pohim, dhe ja çkanë thënë në thelb katër protagonistë të jetës publike shqiptare:
Paskal Milo: Po ta merrnim për të vërtetë, atëherë historia do duhej të bëhej nga gjenetistët, antropologët, mjekët [Pastaj] kjo deklaratë i bëhet krah tezës jo shkencore të mbështetur sidomos nga serbët, se shqiptarët e kanë origjinën nga disa fise të Kaukazit.
Pëllumb Xhufi: Deklarata e Berishës është një banalizim i politikës së jashtme shqiptare. [Teksa e tha këtë gjë] Berisha vuri në një pozitë të vështirë dhe kryeministrin e urtë të Turqisë. Në fund, edhe sikur të flisnim për marrëdhënie gjaku mes shqiptarëve e turqve, fraza e Berishës do kish disi kuptim po tu ndërrohej vendi fjalëve turk e shqiptar, dmth po të bënte se çdo shqiptar ka gjak turk.
Beqir Meta: Deklarata e kryeministrit ishte deklaratë politike e jo shkencore. Prandaj smund të bëj komente.
Artan Lame: Tani që ne po flasim, Berisha e ka harruar se çka thënë atë ditë.
respublica.al
http://respublica.al/artikuj/2012/4/8/komente-mbi-frazen-e-berishes-se-turqit-jane-shqiptare