Vendorët kundër kufizimit të mandatit

Artan Shkembi, kryebashkiak i Pogradecit
Propozimi i shoqërisë civile për kufizimin e mandateve te drejtuesve te pushtetit vendor duket se ka hasur ne kundërshtimin e forte te njerëzve qe preken nga ky propozim. Drejtuesit e Bashkive, por edhe shoqatat e njësive te pushtetit vendor, janë kundër vendosjes se një limiti për mandatet. Sipas tyre, kufizimi i mandatit nuk ekziston për asnjë kategori dhe problemet e Bashkive dhe komunave nuk vijnë nga qëndrimi i zgjatur ne pushtet i kryetareve. Edhe deputetet nuk duket se janë te bashkuar ne iniciativën për kufizimin e mandatit, raporton Vizion Plus. Për Gert Bogdanin, qe ka drejtuar njësinë 10, nisma është e panevojshme pasi janë qytetaret qe e kufizojnë atë. Ndërkohë qe politologët e vlerësojnë te domosdoshëm kufizimin e mandatit, pasi krerët e Bashkive shndërrohen ne sundimtare te njësive vendore. Në të gjithë vendin 30 % e njësive vendore drejtohen nga njerëz që kanë konsumuar 3 deri në 6 mandate. 11 kryetarë bashkish ushtrojnë sot mandatin e 3-te dhe njëri të katërtin.