E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekjet në Librazhd, Banorët: Të ndalet djegia e mbeturinave

Librazhd- Vdekjet e fundit në Librazhd, nga shkaqe ende të mbetura mister, kanë shkaktuar frikë dhe revoltë mes banorëve të fshatit Qendër të këtij qyteti.

Mesohet se ditën e sotme banorët e këtij fshati kanë ndaluar punën e firmës kontraktore që merret me mbetjet urbane të qytetit. Pasi sipas banorëve djegia e mbeturinave është edhe shkaku kryesor i sëmundjeve që po marrin jetë njerëzish në këtë zonë.

Banorët shprehen të shqetësuar pasi në pirgun e mbeturinave digjen edhe pula të ngordhura të një pularie të Librazhdit sëbashku me mbetjet spitalore, çka dyshohet të jetë burim infeksioni për banorët e zonës.

Të indinjuar nga kjo situatë banorët kërkojnë heqjen e mbeturinave nga kjo zonë dhe përpunimin e tyre me mjete të specializuara.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Peshkopi- Vetëm 30 minuta ujë në ditë, banorët vuajnë mungesën Peshkopi- Banorët e Peshkopisë vuajnë tashmë prej muajsh mungesën e...
  2. Denoncim: Banorët pranë Kodrës së Diellit, 3 orë drita në 24 orë Tiranë- Një nga lagjet më të reja në Tiranë, Kodra...
  3. Shkozë, 10 ditë pa ujë, banorët në protestë Tiranë- Banorët e Shkozës në kryeqytetët ankohen se kanë 10...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›