E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpronësimet Tiranë-Elbasan, banorët e Bradasheshit kërkojnë rivlerësim të tokës

Elbasan- Banorët e Bradasheshit kanë protestuar ditën e sotme pranë Komunës lidhur me shpronësimet me vlera minimale që u bënë në këtë zonë për ndërtimin e autostradës Tiranës-Elbasan. Mesohet se tokat në Bradashesh janë vlerësuar 430 lekë për metër katror.

Sipas banorëve të kësaj zone toka në zonën e Metalurgjikut është vlerësuar 4.000 lekë për metër katror ndërsa në Qarkun e Tiranës vlerësimi i tokës është shumë herë më i lartë, afro 26.00o lekë për metër katror.

Gjatë një takimi të banorëve me kreun e Komunës Sabri Sallakun, ky i fundit ka deklaruar se çmimet janë vendosur mbi bazën e kategorisë së tokës. Ndërkaq takimi është shoqëruar me debate të ashpra mes palëve pa arritur në asnjë marrëveshje konkrete.

Por nga ana e tyre banorët pretendojnë se toka e tyre ështe e kategorisë 1, dhe jo e kategrosë  3 apo 4 siç e ka vlerësuar qeveria shqiptare. Ata paralajmërojnë se do të bllokojnë punimet e autostradës, nëse toka e tyre nuk rivlerësohet.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Çmimi i ujit të pijshëm rritet me 36% Tiranë- Duke filluar nga 1 janari 2012 qytetarët e Tiranës...
  2. Binjaku i Tokës Kepler 22-b është zbulimi i fundit i astronomëve të cilët...
  3. Fqinji nga kozmosi, një asteroid fare pranë Tokës Një asteroid më gjatësi rreth 40 metra, thuasje sa një...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›