E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekjet nga mbidoza me shume se aksidentet

Vdekja e artistes amerikane Ëhitney Huston ka nxitur debatin rreth abuzimeve me ilaçet që jepen me recetë.
Autoritetet gjetën disa ilaçe që jepen me recetë mjeku në dhomën e saj të hotelit ndërsa dëshmitarë kanë thënë se e kanë parë duke pirë shampanjë ditët përpara vdekjes. Disa prej këtyre ilaçeve frenojnë funksionimin e sistemit nervor. Edhe alkooli bën të njëjtin efekt dhe kombinimi i të dyjave mund të jetë vdekjeprurës.
Miliona amerikanë marrin ilaçe kundër depresionit, për gjumin dhe kundër dhimbjeve. Etiketa e farmacisë në shishe nuk garanton siguri të plotë. Pak vjet më parë, mjekët në qendrën e Kontrollit e Parandalimit të Sëmundjeve vunë re një prirje në vdekjet e shkaktuara nga barnat me recetë. Në vitin 2008, ata publikuan një studim që e konfirmonte këtë. Dr. Aron Hall është bashkautor i studimit.
“Ne gjetëm se shumë njerëz që abuzonin me ilaçet me recetë nuk kishin një recetë për ilaçin që i çoi drejt vdekjes”.
Por pacientët mund të blejnë edhe ilaçe janë në raftet e farmacive pa pasur nevojë për recetë.
Nëse një pacient vizitohet tek më shumë se një mjek dhe shkon nëpër farmaci të ndryshme, rreziku i mundshëm është se askush, madje as mjekët, nuk arrijnë të kenë një listë të plotë të mjekimeve që ai ka marrë. Është gjithashtu e vështirë të dihet se si reagon dikush ndaj një lloj mjekimi.
Mjekja farmaciste Jennifer Brand këshillon që vizitat mjekësore të kryehen tek i njëjti mjek e nëse shkon tek një mjek specialist, ai duhet informuar për të gjitha barnat që pacienti është duke marrë. Ajo rekomandon gjithashtu që të shkohet në një farmaci, e nëse pacenti dëshiron të marrë një ilaç tjetër pa pasur nevojë për recetën e mjekut, duhet të këshillohet më parë me farmacistin

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›