E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec qellohet me arme zjarri fadromisti

Një fadromist, i cili po punonte për hapjen e aksit rrugor Dishnicë- Velcan është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është shpallur në kërkim nga policia, dhe i identifikuar me emrin Artan Lushka. Ngjarja ndodhi në një aks rural të bllokuar nga bora në vendin e quajtur gropa e Seckos të komunës Velçan në rajonin e Pogradecit. Autori rezulton një person me precedentë penalë dhe me të plagosurin Flori Hyka ka patur konflikt për çështje borxhi. Policia është vënë në kërkim të autorit, ndërsa i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt me vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›