Vdekshmëria, Berisha: Shqipëria krah Finlandës

Në mbledhjen e qeverisë, Berisha u ndal gjatë tek investimet në këtë sektor dhe veçanërisht tek shërbimi falas për nënat shtatzëna.
“Tregues për vdekshëmrinë foshnjore, amtare është ulur. Për herë të parë vendi ynë arrin këta tregues themelorë të jetës, duke u renditur në grupin e vendeve të zhvilluara me mortalitet infantil 1 shifror”, tha Berisha.
Ai shtoi se ulja e vdekshmërisë foshnjore është rezultat i zhvillimit të gjithanshëm të vendit. “Asgjë nuk shpreh më shumë se kjo renditje shkallën e zhvillimit ekonomik dhe social, gërshetimin e këtij zhvillimi. Shqipëria për fatin e keq të saj ka pasur nivele afrikane të vdekshmërisë, ndërkohë sot ka një mortalitet infantil 1 shifror, kjo është arritje për vendin. Arritja është rezultat i zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, social dhe kulturor të vendit, por është gjithashtu dëshmi e një sistemi shëndetësor efikas”, u shpreh Berisha.
Ai u shpreh se shqiptarët, në saj të zhvillimit vitet e fundit, kanë bërë që të ulet vdekshmëria edhe në moshat e mëdha. “Shqiptarët, në saj të uljes progresive të vdekshmërisë në dy dekadat e fundit, kanë meritën e madhe, kanë fatin të jenë vdekshmërinë totale për burrat dhe gratë, më të ulëtën se të gjitha vendet e tjera ish-komuniste, më të ulët se Kroacia, Polonia, Serbia, Rusia, Maqedonia, etj. Shqipëria kryeson për vdekshmëri të ulët. Në rast se sa ajo për burra ka vdekshmëri prej 126 burra për 100 mijë banorë, qëndron me diferencë vetëm me Finlandën, e cila ka vdekshmëri 124 burra për 100 mijë banorë, dhe me Portugalinë, e cila ka 121 vdekja burrash për 100 mijë banorë. Edhe ky tregues e rendit Shqipërinë në vendet e zhvilluara dhe dëshmi e rritjes së jetëgjatësisë së shqiptarëve”, theksoi më tej.
Kryeministri tha se Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë, ku spitalet qëndrojnë të hapura për çdo kënd, i pasur apo i varfër qoftë ai. “Shqipëria ia ka dalë të mbetet dyerhapur nga shumica e vendeve të planetit. Në këtë listë janë të paktën 30 apo 40 vende me atë ardhura më të larta se ne për frymë, por politika e zemërdhimbëse e kësaj qeveria ka bërë që të garantojë dhe të hapen dyert për shërbimin shëndetësor, nuk them se është i përsosur, por i hapur për çdo qytetar”, shtoi më tej.
Kreu i qeverisë kërkoi hartimin e një programi që të ulej korrupsioni në shëndetësi, sipas të cilit ky program kompjuterik nuk mund të ndryshonte radhën e pacientëve për operuar në spital. “Ata që nuk duan radhë le të shkojnë në spitalet private”, vijoi kreu i qeverisë. Madje, kryeministri shkon larg, ku kërkon që të futet në shërbim edhe telemjekësia, ku qytetarët të kenë mundësi të këshillohen me mjekët, pavarësisht se ku ndodhen. “Natyrisht kjo është arritje e jashtëzakonshme, por kjo kërkon që mjekët tanë të kenë ambicie për të debatuar me kolegët e tyre në Evropë dhe në botë”, shtoi. /S.Lleshi/Start/
2012-04-04 11:46