Vdes 16-vjecari ne rrenojat e fabrikes
Sipas policise viktima eshte 16-vjecari Ilmi Canaj. Ai ishte i detyruar te germonte cdo dite ne godinen trikateshe te ish-fabrikes nga ku nxirrte skrap. Me pas e shiste ate per te siguruar buken e gojes per pese anetaret e tjere te familjes. Adoleshenti ishte i vetmi burim te ardhurash per familjen Canaj e cila kishte pak vite qe kishte zbritur nga zonat e thella duke u vendosur ne zonen industriale. Aty ata kishin ndertuar nje banese njekateshe. Mesohet se policia u sinjalizua nga banore te zones te cilet kishin pare nje pjese te godines teksa ishte shembur. Ata nuk arriten ta shihnin me 16-vjecarin qe te dilte prej saj ndaj dhane menjehere alarmin. Blute e Vlores mberriten menjehere ne vendin e ngjarjes dhe nisen kerkimet per te gjetur trupin e viktimes. Jane dashur rreth 2 ore kerkime ne rrenoja qe te mund te gjenin trupin e pajete te 16-vjecarit i cili ishte zene poshte nje masivi te madh betoni e tullash te godines se amortizuar. Fillimisht u dyshua se nen rrenoja mund te kishte edhe femije te tjere per shkak se thuajse cdo dite mjaft te mitur shkojne aty per te nxjerre hekurishte. Por pas kerkimeve rezultoi se adoleshenti kishte qene i vetem ne momentin e aksidentit qe i mori atij jeten ne menyre tragjike. Sipas deshmive te banoreve qe e kane pare skelen nga larg viktima ka qene duke goditur pjesen e siperme te godines kur ajo eshte shembur duke e zene nen vete i gjithe muri. Prej disa muajsh me mjete rrethanore viktima punonte per te nxjerre hekurishte per ti shitur dhe mbajtur familjen. Prinderit i kishte te papune. Familja e tij prej 5 pjesetaresh nuk kishte asnje te ardhur tjeter. E siguronin buken e gojes vetem nga 16-vjecari qe grumbullonte hekurishte dhe me pas i shiste ato u shpreh nje komshi i te ndjerit. Kushtet e renda ekonomike e kishin detyruar ate te kryente pune te cilat binin ndesh me fizikun e tij. Por serish ai nuk kishte mundur te gjente asnje mundesi tjeter ndaj punen e perditshme e kishte gjetur pikerisht tek kjo godine e cila kishte marre me pare ne te njejten menyre tragjike edhe dy jete te tjera. Godina trekateshe ne te cilen punonte per te mbledhur hekurishte Ilmi Canaj ndodhej ne zonen industriale ne pyllin e Sodes. Ajo ka sherbyer ne periudhen e socializmit si perpunuese e lendes se pare te qelqit per prodhimin e llambave. Fabrika eshte ndertuar rreth viteve 70. Ne te kane punuar rreth 200 punonjes. Shume prej punonjesve te kesaj fabrike kane nderruar jete per shkak te rrezeve te zhives qe perdorej ne kete fabrike per prodhimin e llambave. Nje sasi e konsiderueshme e llambave eksportoheshin. Fabrika nderpreu punen pas vitit 1990 dhe me pas u shkaterrua nga banore te zones te cilet kane marre prej saj materiale te tilla si tulla hekur etj.
VLORE/ QEMAL BIRAKU