E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie zjarr ne zyren e gjendjes civile shpetojne kompjuterat

VLORE - Bie zjarr ne nje nga zyrat e gjendjes civile ne Vlore. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 1200 kur ne ambientet e zyrave nuk ndodheshin punonjes te administrates per shkak te dites se pushimit. Banore te lagjes njoftuan policine e zjarrfikeset sapo konstatuan se nga godina po dilte tym. Ato shqyen deren kryesore dhe bene te mundur neutralizimin e flakeve. Tymi kishte perfshire te gjithe zyrat e gjendjes civile te tatim-taksave e QKR-se se Vlores por pa mundur te depertojne flaket. Pas verifikimeve te bera nga specialistet e zjarrfikeses si dhe nga ekspertet e policise dyshohet se shkaku i renies se zjarrit te kete qene paneli shperndares nga ana e jashtme e godines dhe me pas linjat kane marre zjarr sipas shperndarjes ne zyra. Si pasoje e flakeve jane djegur vetem disa dokumente qe kane qene ne korridorin hyres brenda gjendjes civile si dhe nje dollap prej druri i cili ishte i mbeshtetur ne panelin e energjise elektrike.
Sipas nenkryetarit te bashkise se Vlores Edi Leka flaket nuk kane demtuar kompjutere neper zyra. Ai shtoi se eshte djegur vetem korridori hyres si dhe nje dollap i cili kishte ne brendesi te tij vetem disa certifikata dublikate te transkriptuara te vitit 2006 te cilat ishin te dala jashte perdorimit. Ka shpetuar i gjithe dokumentacioni i nevojshem si regjistrat e vjeter kompjuteret si dhe printeret e certifikatave beri te ditur nenkryetari i bashkise. Nderkaq burime nga policia bene te ditur se dyshohet se shkak i zjarrit te kete qene paneli shperndares i godines se gjendjes civile i cili ishte tejet i amortizuar. Edhe pse dje ishte dite pushimi punonjesit e gjendjes civile dhe te tatim-taksave shkuan ne zyra dhe pas normalizimit te situates i pastruan ato nuk tymi me qellim qe sot te niste puna normalisht. Reparti i elektrikut u njoftua gjithashtu per te riparuar linjen.                q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›