Vdes 45-vjeçari që u gjet i ngrirë nga bora në Has
Share
Ndërron jetë në spitalin e Krumës në Kukës shtetasi Isa Qarri, njëri nga dy personat që u gjet pas 24 orësh i humbur në mal si pasojë e bllokimit nga bora.
Burimet zyrtare nga spitali i Hasit kanë thënë se shtetasi Isa Qarri, 45 vjeç, mbërriti disa orë më parë në urgjencë pasi ishte gjetur në zonën e malit Oplas.
Mjekët kanë thënë se 45-vjeçari kishte pësuar ftohje si pasojë e qëndrimit të tejzgjatur në temperatura të ulëta në një bunker.
Sakaq, mësohet se Myrteza Qarri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.