Brenda pak orësh, të tjera krime TE RENDA tronditin Shqipërinë
Tanimë është për të vënë duart në kokë. Krimi ka kapur përmasa alarmante dhe rastet janë bërë aq të shpeshta sa kanë ngjallur ankth e panik. Brenda 24 orësh janë disa krime të rënda dhe në tre prej tyre janë përfshirë 17 vjeçarë.
Rrëmbehet djali 17 vjeçar i efektivit të policisë në Fier
-Djali iu një efektivi të policisë në qytetin e Fierit është rrëmbyer mëngjesin e ditës së enjte. 17 vjeçari është djali i efektivit Sami Bako. Policia ka nisur kontrollin në pyllin e Darëzezës, pasi ka pasur disa njoftime se një adoleshent është dërguar në pyll. Dyshimet janë se ai është dërguar aty për tu ekzekutuar. Policia po heton për konfliktet e babait, por edhe për konfliktet që mund të ketë pasur vetë i biri.
Arrestohet 17 vjeçari për grabitje në Elbasan
Një 17-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit nën akuzën e grabitjes me dhunë. Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin Daniel Pëllumbi, 17 vjec pasi ka plagosur me thikë dhe më dhe më pas ka grabitur shtetasin S.Kikia 27 vjeç. Grabitësi i mori 27-vjecarit 200 mijë lekë të vjetra dhe e la të plagosur në rrugë. mësohet se Kikia ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.
Gjendet trupi i të aksidentuarit
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Cërrik të Elbasanit. Policia bën të ditur se personi i gjetur pa jetë u gjet në një kanal. Efektivët që kanë nisur hetimet dyshojnë paraprakisht se personi mund të jetë viktimë e ndonjë aksidenti automobilistik. Dyshohet se viktima ende i paidentifikuar ka qenë duke ecur në rrugë dhe ndonjë makinë e ka goditur dhe braktisur në rrugë.
Vret babain në Shkodër, djali: Ishte i dehur dhe na dhunonte
Krimi në familje ka tronditur qytetin e Shkodrës këto ditë të ftohta dimri, ku i gjithë qarku është përfshirë nga reshje bore.
Nga të paktat informacione që bëhen të njohura për shkak se zona ku ka ndodhur vrasja është një zonë e bllokuar, mësohet se djali ka qëlluar për vdekje babain e tij. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në banesën dykatëshe, ku jetonin dy vëllezër të familjes Murraca, kur babë e bir janë përfshirë në një debat të ashpër me fjalë. Mësohet se i biri ka deklaruar se babai ishte i dehur dhe i dhunonte.
Lushnje, vritet 17 vjeçari, kishte hyrë për të grabitur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme qytetin e Lushnjes. Një 17-vjeçar me inicialet F.D ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 22:13 në Kolonjë. Nga hetimet paraprake policia bën me dije se 17-vjeçari dyshohet se po vidhte në një stan, kur është vënë re nga i zoti i stanit, Brahim Gjolena, 69-vjeç, i cili e ka qëlluar për vdekje të riun. Policia ka shoqëruar 69-vjeçarin, ndërkohë ka nisur hetimet.