E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim brenda familjes, djali vret të atin

Krim brënda familjes në Shkodër. Pak minuta më parë në fshatin Prekal të këtij rrethi është shënuar një vrasje.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se 18-vjeçari Sokol Marku, ka vrarë me armë zjarri babain e tij Zef Marku, 45-vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk bëjnë me dije shkaqet e krimit.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë tragjedi familjare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›