Bashkia mbyll sheshin Skenderbej

Bashkia e Tiranes ka prezantuar dje skemen e re te qarkullimin ne qender te kryeqytetit e cila sipas drejtorit te Transporteve Enton Punavija do te jete nderhyrja e fundit ne trafikun e qytetit. Skema e re e levizjes i ka dhene prioritet transportit publik ne bulevardin Deshmoret e
Kombit pasi sipas Punavise ne kete segment do te levizin vetem autobuset e
transportit urban te cilet do te qarkullojne pergjate nje korsie ne bulevard ndersa
mjetet private do te ndjekin nje tjeter trajektore. Devijimi i sotem i trafikut eshte edhe
skema finale e qarkullimit per kompletimin e punimeve te infrastruktures nentokesore per sheshin Skenderbej. Ashtu sic kishim thene mjetet e transportit publik do te kene prioritet dhe do te jene
te vetmet qe do te kalojne pergjate sheshit. I gjithe fluksi i trafikut qe vjen nga krahu jugor i bulevardit do te devijohet ne rrugen Abdi Toptani ndersa rruga e Dibres do te jete tashme e hapur - u
shpreh Punavija duke i bere thirrje te gjithe shofereve te automjeteve qe te respektojne shenjat e qarkullimit ne qender te Tiranes. Nje jave me pare Bashkia e Tiranes njoftoi ndryshimin e qarkullimit prane Selise se Partise Socialiste ku fluksi i trafikut devijoi pergjate Unazes se Vogel
me nje drejtim levizje. Ne nje faze me te hershme bashkia ndryshoi qarkullimin ne pjesen perpara Bankes se Shqiperise duke devijuar trafikun pergjate Unazes se Vogel. Aktualisht mjetet nuk kalojne me ne aksin midis Bankes se Shqiperise dhe selise se PSse por qarkullojne ne krahun ku sot kalon rruga Myslim Shyri. Nga ana tjeter te gjitha mjetet qe me pare kalonin ne krah te
Bashkise dhe xhamise aktualisht kthehen djathtas duke marre rrugen Abdi Toptani
qe kalon perpara Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe del te monumenti i Partizanit te Panjohur. Me tej trajektorja e qarkullimit shperndahet ne bulevardin Zhan DArk. Drejtori i Transportit Punavija ka sqaruar se kjo faze e devijimit te trafikut eshte vetem nje hap larg skemes
finale te qarkullimit qe Bashkia e Tiranes po aplikon nderkohe qe ai u ka bere apel qytetareve qe te respektojne shenjat e qarkullimit rrugor si dhe regjimin e ri semaforik te vendosur. E ardhmja e
sheshit Skenderbej eshte nje e ardhme qe i takon vetem kembesoreve - u shpreh ai
duke theksuar njekohesisht se kjo eshte nje ceshtje e nje faze tjeter.