E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste me molotov, plagosen 3 speciale

Durres- Banoret e fshatrave Sukth dhe Hamallaj i zene prite policise dhe e sulmojne me gure, hunj gardhi dhe bomba molotov. Tre efektive mbeten te plagosur rende, kurse 7 te tjere u lenduan lehte, si pasoje e perleshjes masive, ndersa te lenduar pati edhe mes banoreve. Shkak eshte bere aksioni i Inspektoriatit Ndertimor per te shembur shtepite e ndertuara pa leje ne kete zone gjate viteve te fundit. Te njoftuar per aksionin, banoret u kane zene prite ne oren 05:00 te mengjesit trupes se uniformave blu, mes te cileve edhe forca te Nderhyrjes se Shpejte. Policet e plagosur u derguan menjehere ne Spitalin Ushtarak, kurse Inspektoriati Ndertimor u terhoq nga nisma per shembjen e banesave ne nje moment te dyte, kur te qetesohej edhe situata. Pasditen e djeshme, drejtoria e Policise Durres, beri edhe arrestimin e 7 personave te dyshuar si organizatore dhe dhunues te uniformave blu, ku nuk munguan edhe molotovet.
Per fat te mire, perleshja mes banoreve dhe policise perfundoi vetem me te lenduar, pasi bilanci mund te ishte edhe me negativ. Shkembime grushtesh, shkelmash, goditjesh me gure dhe hunj gardhi kane ndodhur ne nje hark kohor prej 15 minutash. Disa prej banoreve leshuan edhe bomba te sajuara molotov, me qellim demtimin e zmbrapsjen e efektiveve. Ne pamundesi per te care turmen e irrituar, uniformat blu jane terhequr menjehere me nje urdher te dyte, duke marre me vete dhe tre kolege te plagosur K. Kodra, N. Lezha dhe B.Vatakshi, qe u derguan ne spital dhe pas mjekimit ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Por, dhuna ndaj policise ka pasur edhe autoret e dyshuar. Blute vune dje ne pranga Alfred Kukaj, 24-vjec, nga Sukthi, Pjeter Kaci, 65-vjec, Avni Rustemaj, 55-vjec, Edmir Osmanaj, 32-vjec, Mentor Cekrezi, 27-vjec, i denuar me pare per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, Abedin Rustemaj, 38-vjec, nga Tirana, e Agim Rustemaj, 52-vjec. “Ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe te tjere, ne vendin e quajtur “Hidrovori Hamallaj”, duke u organizuar e grumbulluar ne menyre te paligjshme, rreth 200-250 vete, kane bllokuar rrugen e automjeteve, duke hedhur sende te forta, gure, shkopinj, copa betoni, shishe benzine ne drejtim te punonjesve te Policise se Durresit dhe Forcave te Nderhyrjes se Shpejte”, njoftuan burime zyrtare per hetimet. Bilanci ka qene 10 efektive te demtuar, por tre prej tyre ishin me rende, pjese e trupave te FNSH-se.
A. Q.

Te arrestuar:
Alfred Kukaj, 24-vjec, Sukth
Pjeter Kaci, 65-vjec, Sukth
Avni Rustemaj, 55-vjec, Sukth
Edmir Osmanaj, 32-vjec, Sukth
Mentor Cekrezi, 27-vjec, Sukth
Abedin Rustemaj, 38-vjec, Tirane
Agim Rustemaj, 52-vjec, Tirane
Policet e plagosur:
K. Kodra, efektiv i FNSH-se
N. Lezha, efektiv i FNSH-se
B. Vatakshi, efektiv i FNSH-se

Kater akuza per dhunuesit e policeve
Policia e Durresit nisi hetimet per incidentin, duke kerkuar edhe bashkepunimin e prokurorise. Mesohet se pervec te arrestuarve po kerkohen edhe te tjere persona te dyshuar si pjesemarres ne protesten e dhunshme, kurse akuzat e ngritura jane “organizimi dhe pjesemarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, “pengimi i mjeteve te transportit”, “prishje e rendit dhe qetesise publike” dhe “goditje per shkak te detyres, e kryer ne bashkepunim”.

Gjergj Bojaxhi: “U terhoqem per te qetesuar situaten, ndertimet jane pa leje”
Drejtori i Inspektoriatit Ndertimor, Gjergj Bojaxhi, deklaroi dje se nderhyrja per prishjen e objekteve te paligjshme do te behet ne nje kohe tjeter, kur edhe situata te jete qetesuar, ndersa shpjegoi se nuk ishte prishur asnje ndertese. Banoret penguan aksionin e nisur duke bllokuar rrugen dhe sulmuar inspektoret dhe policine me mjete te forta. Por Bojaxhi shpjegoi me tej se aksioni per prishjen e ndertimeve pa leje do te realizohet, pasi objektet jane ndertuar ne menyre te paligjshme. “Synojme pastrimin e te gjitha objekteve ne Hamallaj pasi jane te paligjshme”, u shpreh kreu i inspektoriatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›