Vdes Carlos Fuentes

Të mërkurën ka vdekur moshën 83-vjeçare shkrimtari i njohur meksikan, Carlos Fuentes. Letërsia e Fuentes kishte ndikim të madh jo vetëm në Meksikë, por edhe në botë.
Ishte autori i parë meksikan, libri i të cilit “Gringo i Vjetër” u bë bestseller në SHBA, e në vitin 1989 edhe film, ndërkohë që vepra “Vdekja e Artemio Cruz”, e bëri shkrimtarin meksikan e të njohur globalisht.
Shkrimtari, novelisti dhe eseisti Fuentes nuk njihej vetëm në letërsi, por edhe si një intelektual opozitar dhe kritik i qeverisë dhe pushtetit. Në vitin 1980 Fuentes shkroi veprën “Kufiri i Kristaltë”, ku kritikon politikën amerikane për trajtimin e imigrantëve dhe punëtorëve që vinin nga Meksika.
Kolegë dhe zyrtarë të lartë shtetesh ngushëlluan familjen e shkrimtarit, i cili pas vete la mbi 30 libra, pjesa më e madhe e të cilave janë përkthyer në dhjetëra gjuhë.