E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi, zyrtarisht në Guangzhou Evergrande

Marcello Lippi është emëruar trajneri i ri i skuadrës nga Superliga kineze, Guangzhou Evergrande.

64 vjeçari, i cili nuk ka punuar prej përfundimit të fushatës dëshpëruese të Italisë në Kampionatin botëror 2010, ka zëvendësuar Lee Jang-Soon e shkarkuar. Lippi ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë.

“Presidenti Xu Jiayin dhe nënkryetari Liu Yongzhou kanë treguar dëshirë të madhe për bashkëpunim. Kam përcjell disa ndeshje të ekipit. Më kujtohem disa paraqitje, së shpejti do të mësoj më tepër”, deklaroi Lippi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›