E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guns N’Roses kthehen në studio

Grupi i njohur do të duhej që deri nga fundi i këtij viti të fillojë me incizimin e albumit të ri, i cili do të pasojë veprën e fundit të suksesshme të Guns N’Roses, albumin “Chinese Democracy".

Basisti i Guns N’Roses, Tommy Stinson, pohon se të gjithë anëtarët e grupit janë të gatshëm për incizimin e këngëve të reja, edhe pse ende nuk dihet se kur saktësisht do të fillohet me punën në studio për krijimin e albumit të shtatë.

"Nuk do t’ju them shumë, por shpresoj që së shpejti do të incizojmë një album të ri. Mendoj se kemi një grup të mirë dhe se çdonjëri nga ne ka edhe shumëçka për të ofruar. As Axl nuk dëshiron të heq dorë, pas gjithë asaj që ka kaluar grupi", theksoi ai.

Ndërkohë, Axl nuk ka folur në media për albumin e ri të Guns N’Roses, megjithëse gjatë një interviste deklaroi se ka kohë që brengoset për zërin e tij, sepse para secilit interpretim i duhet të ushtrojë, ashtu që të tingëllojë sa më mirë para publikut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›