Beckham, jashtë Olimpiadës

Mesfushori i Los Angeles Galaxy pritej të ishte njëri nga tre futbollistët ‘veteranë’ të ekipit U-23 të udhëhequr nga Stuart Pearce në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’, që fillojnë në fund të korrikut dhe përfundojnë kah mesi i gushtit.
“Natyrisht, jam mjaft i zhgënjyer, por ekipi nuk do të ketë mbështetës më të madh sesa mua”, ka thënë ish futbollisti i Manchester Unitedit, i Real Madridit dhe i Milanit të enjten.
Mediat britanike raportojnë se përpara Beckhamit, Pearce ka preferuar mesfushorin uellsian Ryan Giggs, sulmuesin uellsian Craig Bellamy dhe mbrojtësin anglez të Manchester Cityt, Micah Richards, të cilët munguan në ‘Euro 2012’.
37 vjeçari ka zhvilluar 115 paraqitje për Anglinë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në organizimin e Olimpiadës në Londër. Beckham pritet të jetë pjesëmarrës në hapje të Olimpiadës.