E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes Pjetër Marku, e qëlloi vëllai i tij në Blinisht të Lezhës

(E PERDITESUAR)- Vetëm brenda pak ditësh, në komunën e Blinishtit në Lezhë janë shënuar tre krime të rënda.

Në fillim të muajit, një adoleshent 17 vjeçar u vra në këtë komunë.

Para tre ditësh tre persona gjetën vdekjen nga plumbat e një personi me precedentë penalë.

Ndërkohë sot një konflikt mes dy vëllezërve në fshatin Piraj të kësaj komune ka degjeneruar në përdorimin e e armëve.

47-vjeçari Gjin Marku ka plagosur me armë vëllain e tij, Pjetër Marku, 49 vjeç, pas një sherri për pronën.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por ka humbur jetën pak orë më vonë.

Policia thotë se ka arrestuar vëllain e tij për këtë krim të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›