E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati për kreun e KQZ-së, Gjiknuri përjashtohet 1 javë nga komisionet

Debatet e ashpra në Komisionin e ligjeve i kanë kushtuar një javë pezullim nga pjesmarrja në komisionet parlamentare, deputetit socialist Damian Gjiknuri. Kuvendi ka dalë me një masë të tillë ndaj deputetit Gjiknuri, pas debateve të tij me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali për kreun e KQZ-së.
 

Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve, në të cilën u miratuan edhe propozimet e LSI-së dhe të PBDNJ-së për anëtarët në KQZ u shoqërua me debate të ashpra mes palëve, pasi opozita ka kërkuar që kreu i KQZ-së të zgjidhet pasi të jenë zgjedhur anëtarët e këtij komisioni.
 

Në mbyllje të mbledhjes, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka deklaruar për mediat se procedura që u tentua të përdorej për zgjedhjen e kreut të KQZ është në shkelje të ligjit.
 

Sipas Gjiknurit, kjo listë me kandidatët vetëm dje është bërë publike dhe është një procedurë jashtë procedurës së zgjedhjes së anëtarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›