Kuvendi pezullon me 1 javë deputetin, Gjiknuri

Deputeti Damian Gjiknuri ne Parlament
Pas debateve që tejkaluan etikën mes Kryetarit të Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali dhe deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, Kuvendi ka marrë masë disiplinore ndaj deputetit socialist duke e dënuar atë me 1 javë mospjesëmarrje në seancat parlamentare.
Ka reaguar menjëherë Gjiknuri i cili e ka quajtur masën të papranueshme.
Ne qëndër të debatit mes Rusmajlit dhe Gjiknurit kane qenë emrat që kanë aplikuar për kryetar KQZ-je.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali ka vene ne rendin e dites edhe emrat qe kane aplikuar per kryetar te KQZ-së, duke i kerkuar deputeteve te perzgjedhin mes aplikanteve, per te mundesuar edhe miratimin e kreut te KQZ-së ne seancen e sotme.
Gjiknuri e ka kundërshtuar me argumentin se Kodi Zgjedhor parashikon seance degjimore me kandidatet dhe se kreu i KQZ-së zgjidhet 10 dite pas miratimit te anetareve te ketij institucioni.
Pas debateve të ashpra, Rusmajli kishte deklaruar se do të kërkonte masë disiplinore për deputetin, Gjiknuri.