Vdes Samuel Kunz nje nga personat me te kerkuar naziste

Nje nga personat me te kerkuar naziste Samuel Kunz ka vdekur para se te gjykohej per rolin e tij ne vdekjen e qindra mijera hebrenjve.
Nje gjykate gjermane ne Bon deklaroi se zoti Kunz vdiq me 18 nentor ne qytetin e tij te lindjes.
Ne korrik 89 vjecari Kunz u akuzua per ndihmen ne vrasjen e 430 mije hebrenjeve nga viti 1942 deri ne vitin 1943 ne kampin e perqendrimit ne Belzec te Polonise.
Ish roja e kampit te vdekjes u akuzua gjithashtu se ka marre pjese ne ekzekutimin e 10 hebrenjeve.
Zoti Kunz ka lindur ne Bashkimin Sovjetik dhe ka sherbyer ne ushtrine sovjetike para se binte ne duart e gjermaneve si rob lufte. Ai pastaj ka punuar ne kampet e vdekjeve.
Organizata hebreje per te drejtat e njeriut Qendra Simon Wiesenthal e ka radhitur ate te tretin ne listen e nazisteve me te kerkuar.
Derjtori i kesaj qendre ne Jeruzalem Efraim Zuroff kritikoi Gjermanine per procesin e ngadalte te gjykimit te ish nazisteve.