E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Xheraldine Ferraro ish-kandidate per nenpresidente e SHBA

Xheraldine Ferraro gruaja e pare kandidate per nenpresidente e nje partie te madhe ne Shtetet e Bashkuara vdiq me 26 mars ne Boston te shtetit Masacusets.  Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon nga Shtepia e Bardhe se fushata presidenciale e zonjes Ferraro ne vitin 1984 megjithese e pa sukseseshme i hapi rrugen kandidimit te grave te tjera per Shtepine e Bardhe.

Ish kongresistja dhe kandidate per nenpresidente Xheraldine Ferraro vdiq ne moshen 75 vjecare.  Ajo luftoi me kancerin ne gjak per me shume se nje dekade.

Ferraro njihej pak si kongresiste e kontese Kuins te Nju Jorkut kur ne vitin 1984 Uollter Mondeil kandidati i Partise Demokrate per president e zgjodhi per postin e nenpresidentit.

Gruaja e pare qe emerohej nga nje parti e madhe per Shtepine e Bardhe iu prezantua vete amerikaneve ne kuvendin kombetar te Partise Demokratike.

Qendroj para jush sonte per te deklaruar se Amerika eshte toka ku enderrat mund te behen ralitet per te gjithe ne.

Fjalimi i saj per pranimin e kandidatures u prit me tete minuta ovacione nga delegatet e kuvendit. Ferraro beri nje fushate intensive kunder politikave te presidentit republikan Ronald Regan dhe per te drejtat e grave.

Kjo kandidature nuk eshte vetem simbolike.  Ajo eshte nje arritje e madhe. Nuk eshte vetem nje deklarate.  Ajo eshte nje lidhje mes grave ne gjithe Ameriken.

Ferraro ishte dhe mbetet kandidatja e pare italiano-amerikane qe kandidonte ne emer te nje partie te madhe.

Kandidatura e saj megjithate nuk ishte pa kontradikta.  Ajo u gjet shpesh perballe protestuesve te zemeruar rreth pikepamjeve te saj per te drejtat e abortit.

U ngriten gjithashtu pyetje lidhur me praktikat e biznesit te bashkeshortit te saj Xhon Xakaro i cili me pas pranoi fajesine ndaj akuzave per abuzime.

Zoti Regan dhe nenpresidenti Xhorxh Bush u rizgjodhen ne nje prej garave presidenciale me te njeaneshme ne historine amerikane duke fituar ndaj dyshes Mondeil-Ferraro ne 49 nga 50 shtetet amerikane.

Mondeil e kujtoi dje ish partneren e tij si pioniere per drejtesine ndaj grave dhe per nje shoqeri me te hapur.

Ish presidenti Xhorxh Herbert Uoker Bush tha se megjithe ashpersine e fushates presidenciale ai dhe Ferraro paten me pas nje miqesi plot respekt e dashuri.

Pas zgjedhjeve Ferraro iu kthye punes se saj si juriste dhe kandidoi dy here per Senatin amerikan por pa sukses.

Ajo punoi gjithashtu edhe si mbrojtese e grave te dhunuara gjate konfliktit etnik ne ish Jugosllavi. Presidenti Bill Klinton e emeroi Ferraron ambasadore te Shteteve te Bashkuara ne Komisionin e Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut.

24 vjet pas kandidatures se Ferraros per nenpresidente dy gra te tjera u shquan ne fushaten presidenciale te vitit 2008.

Sara Pejlin u be gruaja e dyte qe kandidonte per Shtepine e Bardhe e para grua republikane kur Xhon Mekein e zgjodhi si kandidate per nenpresidente. Pejlin vleresoi Ferraron ne faqen e saj te Fejsbukut ne Internet dje.

Po ashtu ate vit Hillari Klinton perfundoi e dyta me rezultat te ngushte ndaj Barak Obames si kandidat per president i Partise Demokratike. Kjo ishte paraqitja me e forte per nje grua ne fushaten e nje partie te madhe per Shtepine e Bardhe.

Ferraro e cila mbeshteti Klintonin krijoi nje incident pasi u kuptua sikur sugjeroi se zoti Obama arriti statusin e tij ne garen presidenciale vetem sepse ishte afrikano-amerikan.

Por dje Presidenti Obama e vleresoi Ferraron si nismetare qe kaperceu pengesat per grate dhe amerikanet e te gjitha origjinave.  Ai tha gjithashtu se vajzjat e tij do te riten ne nje Amerike me me shume barazi ne saje te zgjedhjeve qe bere ne jeten e saj Xheraldine Ferraro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›