E Diel, 1 Nëntor 2026

Man City nuk e kërkon De Rossin në janar

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka përjashtuar mundësinë e paraqitjes së ndonjë oferte për mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi gjatë afatit kalimtar të janarit.

28 vjeçari do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit në kryeqytetin italian. De Rossi për një kohë të gjatë është përmendur si objektiv i Cityt, por Mancini ka theksuar se nuk do ta kërkojë gjatë janarit.

“Nëse një ditë De Rossi do të jetë në shitje, City do të jetë gati njësoj si shumë klube tjera. Nuk do të paraqesim ofertë për të në janar” tha Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›