Vaksinat, sot nis shperndarja e partise se pare
Instituti i Shendetit Publik ka marre ne dorezim partine e pare me 10 mije doza te vaksines kunder AH1N1 te cilat mberriten ne vendin tone nga Hungaria. Drejtori i Politikave shendetesore ne ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero thote se sot (e Hene) nis vaksinimi per grupet e para me te rrezikuara, ndersa 200 mije vaksina te reja jane porositur dhe pritet te vijne se afermi. "Sipas nje plani te paracaktuar kemi menduar te vaksinojme te paret femijet mbi 5 vjec, femijet qe vuajne nga semundje kronike dhe personelin shendetesor ne QSUT dhe Sanatorium te cilet jane ne kontakt direkt me pacientet e prekur nga gripi i derrit.
Drejtori i ISHP, Alban Ylli, ka deklaruar se dhe Shqiperia sikurse vendet e tjera ne bote do te kryeje vaksinimin ne disa faza sipas nivelit te rriskut nga gripi i derrit ne popullate.
"Qe nga SHBA e deri tek vendet fqinje eshte aplikuar fushata e vaksinimit sipas nje sistemi prioritar, qe do te thote se me ardhjen e dozave te tjera te vaksines do te vaksinohen dhe grupet e tjera te rrezikuara, sic jane grate shtatzena apo kategori te tjera ne popullate", tha Ylli.
Gjashte te vdekur
Deri me tani, ne vendin tone jane konfirmuar gjashte raste me vdekje nga virusi pandemik A/H1N1, ku midis tyre viktima te fundit ishin nje vajze 18-vjecare nga Berati, e cila ishte dhe shtatzene ne muajin e tete dhe dje, nje grua 51-vjecare nga Kukesi.