E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati Onufri 2010

Nje identitet i artistit shqiptar


Ekspozita Nderkombetare e Arteve Pamore Onufri e pergatitur ne kohe rekord njoftohet te jete gati. Galeria Kombetare te Arteve organizatorja e aktivitetit beri te ditur dje se ceremonia zyrtare e hapjes mbahet neser 23 dhjetor ora 18.00.


Sot mbahet konferenca per shtyp nga kuratorja Suzana Varvarica Kuka e cila ne nje muaj ndermori aksionin per te ngritur nje ekspozite mbarekombetare vetem me artiste shqiptare.


Ne edicionin e 17-te te Onufrit mbi bazen e konceptit Une jam ARTI-st ajo prezanton vepra ne pikture fotografi skulpture dhe instalacion nga 27 artiste shqiptare te Shqiperise dhe te Kosoves. Varvarica thote paraprakisht se perzgjedhja e veprave pasqyron zhvillimin e artit bashkekohor nga artistet shqiptare dhe u krye ne baze te njohjes dhe vleresimit te krijimtarise se artisteve.


Ne kete ekspozite do te njihemi me vepra qe transmetojne veprimtari te koshiences dhe subkoshiences se artistit gjate procesit te formimit dhe te ekzekutimit te vepres. Punet e Onufri 2010 transmetojne ne figura ceshtje qe ceken ne konceptin kuratorial dhe disa prej tipareve te fizionomise se artit dhe te jetes problematike shqiptare.


Gjithashtu do te dallojme kahun e identitetit te zhvillimit te artistit te ri shqiptar. Ai tenton si prodhues i vepres se artit te tregoje se vete eshte nje produkt njerezor qe nis tek edukimi akademik brumoset gjate pershkuarjes se rruges konceptuale dhe eshte tentues per te lene shenja gjate eksperiencave krijuese bashkekohore.


Marrin pjese Gazmend Leka Andi Hila Edmond Gjikopulli Yllka Gjollesha Gjergji Shoshi Ledia Konstandini Heldi Pema Endri Dani Gentian Gjikopulli Matilda Odobashi Genti Korini Alketa Ramaj Oriana Kamberi Artan Dracini Sidi Kanani Nikolin Bujari Rrezart Galica-Giqi Sabile Tmava-Billi Drtiton Selmani Sara apaliku Anon Nje Njeri Violana Murataj Enkelejd Zonja Greta Dhaskali Lami Ilirjan Shima Entela Kasemi.
Ekspozita qendron hapur per publikun deri me date 3 shkurt 2011.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›