Debat per vlerat evropiane te teatrit
Debatohet sot ne mesdite ne Teatrin Kombetar. Organizatoret Forumi Shqiptar per Aleance te Qyteterimeve AFALC dhe vete Teatri Kombetar mbi temen Vlerat Evropiane te Teatrit Shqiptar - Vendi i Kultures ne Evropen e se nesermes sugjerojne nje pozite qe per hir te se vertetes teatri shteteror nuk e ka.
Sot ne mesdite ne sallen e vogel te TK-se ceshtjet qe hidhen per diskutim jane vlerat evropiane te teatrit shqiptar mobiliteti i artisteve dhe profesionisteve te kultures brenda dhe jashte Evropes perfshirja e kultures dhe artit ne politikat e edukimit kultura si nje mjet i zhvillimit social dhe ekonomik.
Ambicia e ketij projekti paralajmerojne organizatoret eshte tu japim sa me shume te jete e mundur fjalen qytetareve profesionisteve te kultures dhe politikberesve te ceshtjeve kulturore ne menyre qe te shprehen per te ardhmen kulturore te Evropes si dhe per kushtet dhe qellimet te nje politike te vertete kulturore te Bashkimit Europian.
Sic shihet gjithe kjo gjuhe e ngarkuar me terma dhe fjale te perkthyera pergjysme nga gjuhe te tjera i perket demagogjise se institucioneve qe merren me teorite e politikave kulturore me shume se me anen praktike te zgjidhjes se problemeve te shumta ne kete fushe.
Perndryshe kush ia ka mohuar fjalen qytetareve qe mbushin sallat e shfaqjeve te dobeta dhe mediokre perse artistet qe iu kerkohet mobilitet nuk shprehin rezistencen me te vogel ndaj kesaj gjendje te mjerueshme te nivelit artistik ne Teatrin Kombetar dhe a thua jane te painformuar politkberesit per kete
Debate me kesi lloj tematikash jane te parashikueshme per ate qe sjellin.