E Diel, 1 Nëntor 2026

Plas ne FSHF shkrihet Komisioni i Superiores

12 presidentet e klubeve te Superiores te mbledhur dje ne zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit per te analizuar ecurine e deritanishme kane kerkuar shkarkimin e kryetarit te ketij komisioni z.Koco Kokedhima. Arsyetimi probleme te organizimit te kampionatit si dhe probleme te shumta me arbitrat. Por nje gje e tille nuk eshte pranuar nga ky i fundit ndaj dhe mbledhja ka degjeneruar ne fyerje ofendime deri ne goditje me shishe. Takimi vazhdoi per rreth kater ore por pa marre asnje vendim konkret dhe pa shqyrtuar asnje nga pikat qe ishin percaktuar ne rendin e dites. Kryetari Kokedhima pat kerkuar ndjekjen e rregullores dhe rendit te dites ndersa klubet kerkuan votebesimin ndaj ketij te fundit. Me tej presidentet e klubeve refuzuan ti binden Kokedhimes duke thene se fillimisht duhej te votebesonin ate dhe me pas te vazhdonin me ceshtjet e tjera.
Fakt eshte se ne fund te sezonit te kaluar presidentet e klubeve paten bere nje hap te madh per krijimin e Liges Profesioniste duke krijuar pike se pari Komisionin e Kategorise Superiore. Ne krye te ketij komisioni u votua ne unanimitet presidenti i KF Apolonia Koco Kokedhima. Asokohe te gjitha klubet paten qene dakord per kete nisme me idene me pas te krijimit te liges. Por si atehere dhe me pas nuk u vu e zeze mbi te bardhe menyra detyrat dhe funksionimi i Komisionit te Kategorise Superiore. Madje nuk u qartesua as zgjedhja dhe shkarkimi i kryetarit te ketij komisioni. Si rregull por nuk gjendet kurrkund si i shkruar kryetari emerohet dhe shkarkohet nga Komiteti Ekzekutiv me propozim te shumices se drejtuesve te klubeve. Pra mjaftojne 7 vota ne propozim nga 12 presidente klubesh per shkarkimin apo emerimin e kryetarit te Komisionit te Kategorise Superiore. Pikerisht kjo gje ka krijuar ngercin e djeshem pasi klubet duan largimin e Kokedhimes ndersa ky i fundit eshte mbrojtur me idene se ate e shkarkon vetem Komiteti Ekzekutiv. Armand Duka

Me vjen keq qe kjo mbledhje nuk shkoi ashtu sikunder ishte parashikuar. Kuptoj qe mes drejtuesve te klubeve nuk mund te kete aprovime ne cdo gje por futbolli ecen me rregulla ndaj nese i vendosim duhet edhe ti zbatojme ato. Gjykoj se presidentet e klubeve duhet ta kalojne kete ngerc te krijuar. Kjo gje nuk i sherben absolutisht as atyre dhe as futbollit shqiptar. Ndaj mendoj se te gjithe bashke duhet te mbyllin kete raport per te mbrojtur ne radhe te pare investimet e tyre por ne fund te fundit edhe futbollin ne pergjithesi. Duhet me patjeter qe te behet nje mbledhje tjeter ku te sheshohen ne gjitha problemet. Presidentet duhet te mendojne dhe te ulen e te diskutojne tha kreu i FSHF-se.

Nexhat Bizhdili

Komisioni i Kategorise Superiore drejtohet si dikur nga Komiteti Qendror i Partise se Punes se Shqiperise nga Enver Hoxha. Nje gje te tille ne nuk mund ta lejojme me. Jemi anetare te ketij komisioni dhe ne rast se mendimi yne nuk merret parasysh atehere eshte e kote qe te vazhdojme te qendrojme ketu. Une nuk mundet te punoj me me nje person si Koco Kokedhima ka pohuar presidenti i Beses se Kavajes Nexhat Bizhdili. Kujtojme se ky i fundit ka qene nder personat me kritike ndaj kryetarit te komisionit gjate javeve te fundit. Madje ai pat dale edhe ne media te ndryshme vizive dhe te shkruara duke kerkuar me te madhe largimin e Koco Kokedhimes nga drejtimi i Komisionit te Kategorise Superiore.

Pashk Laska

Ne nuk po mbrohemi nga ky komision. Arbitrat zgjidhen sipas qejfit dhe kjo eshte jashte standardit. U mblodhem per te votebesuar kryetarin dhe nese ai do te kishte 8 vota do te vazhdonte te drejtonte komisionin ne te kundert duhej te largohet. Une personalisht nuk e shikoj me veten tek ky komision pasi nduk ndihem aspak i mbrojtur. Kam pasur ankesat e mia sidomos per arbitrat te cilat nuk jane marre asnjehere parasysh. Ne kete kontekst nuk ka pse te rri me ne kete komision ndaj nga ky moment nuk jam me pjese e tij ka pohuar presidenti i Lacit Pashk Laska. Ne nje linje me te kane qene edhe presidenti i Vllaznise Valter Fushaj i Tiranes Refik Halili etj.

Besnik Kapllanaj

Kam pasur verejtjet e mia qe ne fillim dhe asnjehere nuk jane marre parasysh. Tani situata eshte fare e qarte. Ky komision nuk na ka mbrojtur asnjehere dhe per aq kohe sa nuk perfaqeson interesat tona ai duhet rishikuar. Ne deshem ne fillim qe struktura te behej qe nje skuader te zbriste dhe nje te shkonte plejof por ne nuk u degjuam. Madje u vendos si ti behej mire Apolonise. Nuk ka shkelje me te hapur se kaq. Nuk ka te drejte kryetari Kokedhima qe te beje cfare te doje me ne. Ndaj une mendoj se ne sot duhet te zbatojme kerkesen tone pra duhet te zbatojme ate per te cilen jemi mbledhur. Duhet ta hedhim ne vote ka thene presidenti i Bylis Besnik Kapllanaj.

Leonard Karaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›