Vdes i dënuari në burgun e Fushë Krujës

Një i dënuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë Krujës. Viktima është 58-vjeçari Haki Abazi, i dënuar me 7 vjet burg për mashtrim.
Mësohet se 58-vjeçari është dërguar urgjentisht në spital pas gjëndjes së rënduar por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ai ka ndërruar jetë në spital.
Sipas informacioneve 58-vjeçari vuante nga tensioni i lartë, gjë që mund t`i ketë shkaktuar edhe vdekjen por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së tij.