E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe, përplasen 2 makina, vdes 1 person, plagosen 4

LEZHË - Një 37 vjeçar, banues në Durres gjeti mesnatën e djeshme vdekjen në një aksident rrugor në nje kryqëzim përgjatë superstrades Lezhë-Laç.

Burime zyrtare nga policia e qarkut Lezhë bene te ditur se, "aksidenti ishte si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëri tip Benz veture me targë TR 3811 R me drejtues shtetasin Orion Irakli Pina, banues në Durrës dhe tjetri tip BMW me targë SH 8967 E, me drejtues Edison Çelaj, vjeç 25, banues në Shkodër".

Nga përplasja e të dy mjeteve gjeti vdekjen 37 vjeçari Orion Irakli Pina, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër Edison Çelaj dhe dy të tjerë, Xhulio Kasneci, 22 vjeç dhe Gjergj Kasneci, 23 vjeç, që udhëtonin si pasagjerë, janë dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit. Aktualisht ndodhen në spitalin Ushtarak Tiranë dhe pas ndihmës mjeksore, janë jashtë rrezikut për jeten. Nderkaq, personi i katert, i cili eshte plagosur me lehte eshte derguar ne spitalin rajonal te Lezhes.
Policia po punon per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit, qe shenoi viktimen e radhes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›