Vdes ideatori i ndarjes së Maqedonisë në 2001
SHKUP- Akademiku maqedonas Gjorgji Efremov ka ndërruar jetë të premten mbrëma në moshën 78- vjeçare në Shkup. Ai është i njohur si ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase, por edhe si njëri ndër hartuesit e planit për ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001.
Efremov u dallua si hartues i planit për ndarjen e Maqedonisë, kur ishte në pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Sipas këtij plani, shqiptarët do të vendoseshin në rajonet perëndimore të Gostivarit, Tetovës, dhe Dibrës të cilat më pas do të bashkoheshin me Shqipërinë. Në shkëmbim, Shqipëria do t’i jepte Maqedonisë qytetin e Pogradecit dhe zonën përreth pranë Liqenit të Prespës, ku jeton një pakicë e vogël Maqedonase. Ky plan i ndarjes ishte mbështetur në 2001 edhe nga kryeministri i asaj kohe, Lubço Georgievski, por kjo më pas është hedhur poshtë nga pala shqiptare.
Akademiku Efremov ka lindur lindur në Kratovë, ndërsa është i njohur edhe me karrierën e pasur shkencore në fushën e veterinarisë, duke u njohur me më shumë se 30 punime hulumtuese-shkencore.
Akademiku Efremov e ka përshkruar planin e ndarjes së Maqedonisë si një "dokument për shpëtimin e Maqedonisë". Akademiku i ndjerë ishte edhe pjesë e ekipit shkencor për hartimin e Enciklopedisë Maqedonase, ndërsa ishte propozuar edhe si kryeredaktor për hartimin e Enciklopedisë së re.
(e.m//koha/BalkanWeb)