E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat doganore me BE ulen 40%

Tarifat doganore me 1 janar 2008 do te vijojne te ulen me 40 per qind, per shkak te detyrimeve qe rrjedhin nga Marreveshja e Asocim-Stabilizimit. Te ardhurat nga taksa doganore per vitin 2008 jane parashikuar ne 9,4 miliarde leke nga 11,1 miliarde leke te parashikuara per vitin 2007, me nje ulje prej 1,6 miliarde. Ulja e te ardhurave nga taksa doganore do te vazhdoje kete tendence edhe ne vitet ne vijim, si rezultat i zbatimit te Marreveshjes se Ndermjetme per Tregtine dhe ceshtjet e lidhura me Tregtine (MSA) BE-Shqiperi, e zbatimit te marreveshjes CEFTA dhe MTL me Turqine, dispozitat e te cilave lidhen me reduktime te konsiderueshme te nivelit te tarifes doganore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›