Digjet i gjalle ne makine, dyshime per vrasje
Trupi i nje te riu u gjet i shkrumbuar se bashku me makinen ne te cilen udhetonte. Policia rrugore u njoftua mbreme, rreth ores 19:30 se ne afersi te fshatit Rrile te Lezhes, nje mjet tip "Alfa Romeo" ishte perfshire nga flaket. Por, me gjithe perpjekjet e policise dhe zjarrfikeses per te shuar flaket, trupi i te riut, qe eshte ende i paidentifikuar dhe gjendet ne morgun e spitalit te Lezhes, eshte nxjerre i pajete. Burime te policise thane se nga hetimet paraprake po hetohet ne dy pista, ate te vrasjes dhe djegies se kufomes per te humbur gjurmet dhe nje aksident tragjik pas defektit te makines. Mesohet se viktima eshte i seksit mashkull dhe me moshe rreth 30 vjec. Policia nuk dha detaje te tjera, pasi eshte ne hetimet paraprake. Mesohet se mjeti udhetonte ne drejtim te Kurbinit. Dyshohet qe mjeti te jete perfshire nga flaket ne udhetim pas nje defekti ne bateri, por nuk perjashtohet edhe ekzekutimi dhe me pas djegia e makines. Policia po kerkon deshmitare per ngjarjen, ne menyre qe te zbardhen shkaqet dhe identiteti i viktimes. Policet gjate perpjekjeve te kryera vune re se dyert e makines ishin te siguruara dhe nuk mund te hapeshin nga jashte, duke shtuar dyshimet per ngjarjen. Deri mbreme vone kufoma gjendej ne morg dhe i eshte nenshtruar nje ekspertize mjeko-ligjore per te pare nese ka shenja plumbash apo dhune ne trupin e te riut. Po mbreme, ne aksin Fushe-Kruje - Lac, ka ndodhur nje aksident i rende me pasoje vdekjen. Shaqir Hysi, 65 vjec, ka humbur jeten rreth ores 18:45, ndersa ecte anash autostrades. I moshuari eshte goditur nga nje mjet me shpejtesi. Drejtuesi i mjetit nuk ka qendruar duke u larguar, por policia e ka shpallur ne kerkim.
A.Bushi