E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes këngëtari që konsiderohet si artisti më i vjetër i Botës

BERLIN - Këngëtari i operetave me origjinë holandeze dhe që e ka bërë karrierën në Gjermani, Johannes Heesters,vdiq të shtunën në moshën 108 vjeç, ndërsa konsiderohej si artisti në aktivitet më i vjetër në botë, njoftuan burime pranë agjencisë së tij.

I adhuruar i Hitlerit, ky artist që ka lindur në 1903 në Holandë e njohu lavdinë në sajë të nazistëve dhe përpara disa vitesh ishte akzuar nga një gazetar se kishte dhënë shfaqje përpara SS në kampin e Dachaut, në Bavari, në 1941.

I paraqitur në Librin Guinness të rekordeve si këngëtari dhe aktori më i vjetër në moshë që vazhdonte të dilte në skenë, ai ka luajtur gjithashtu në shumë filma në vendet gjermanishtfolëse, si dhe në teatër. Ai e ka luajtur 1.600 herë njërin nga rolet kryesore të "Vejushës gazmore", një operetë austriake e Franz Lehar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›