E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes kengetarja meksikane Jenni Rivera

Këngëtarja e njohur meksikano-amerikane Jenni Rivera ka humbur jetën në një aksident ajeror në veri të Meksikës, ka konfirmuar babai i saj.

Pedro Rivera, tha për televizionin meksikan se të 7 personat e ndodhur në bord, përfshirë dhe 2 pilotë kanë humbur jetën.

Burime zyrtare thanë se janë gjetur në rrënoja, sende që besohet se i përkasin këngëtares.

Jenni Rivera e lindur në Kaliforni në 1960 nga prindër meksikanë, ka shitur më shumë se 15 milionë disqe të muzikës norteno dhe banda.

Ajo ishte dhe gjyqtare në programin popullor “The voice”

Shefi i aviacionit civil Alejandro Ardugin tha për mediat meksikane se aeroplani u shkatërrua plotësisht.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë shkaktoi aksidentin.

Jenni Rivera performoi në qytetin verior të Monterrey të shtunën dhe po udhëtonte në qytetin e Toluca, jashtë Meksiko Sitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›