Autori i romanit "Vargjet Satanikee": S`kam frikë nga kërcënimet

Autori i romanit “Vargjet Satanike” Salman Rushdie, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që i janë bërë atij ditëve të fundit, duke i quajtur atë vetëm fjalë.
Rushdie thotë se kërcënimet më shumë kërkonin të bënin bujë në Iran. Ai i ka bërë këto komente në Nju Jork, me rastin e botimit të librit të tij me kujtime “Jozef Anton”.
Në libër ai tregon vitet e tij të fshehjes pasi Ajatollah Homnei i Iranit në vitin 1989 i shpalli “Vargjet Satanike” si blasfemike dhe bëri thirrje për vdekjen e tij.
Një fondacion iranian fetar gjysmëzyrtar i kryesuar nga Ajatollah Hasan Sanei ka shtuar shpërblimin për kokën e shkrimtarit prej 2 milionë e 800 mijë dollarë nga 3.3 milionë dollarë që ka qënë më herët.
Vendimi erdhi pas protestave të fundit kundër një film anti- islamik, që shkaktoi trazira në Lindjen e Mesme.