E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni "Karaburun", gjykata jep 10 vjet burgim per 38 vjecarin

Tirane- Akuzohet per trafik lendesh narkotike, denohet perfundimisht me 10 vjet burg nga Gjykata e Krimeve te Renda. Vendimi eshte shpallur dje nga togat e zeza te kryesuara nga Luan Hasneziri, i cili dha si mase denimi, po te njejten qe kerkoi edhe prokurori Behar Dibra nje seance me pare. I pandehuri Vasil Shabanaj, i njohur edhe me emrin Dritan, akuzohet per nje sasi prej 98 kg lende narkotike, e cila kishte destinacion trafiku, brigjet italiane. Ai ra ne pranga ne saje te operacionit "Karaburun", gjate te cilit jane kapur disa sasi te konsiderueshme narkotikesh dhe mjetesh lundruese, gomone e skafe te ngarkuar me hashash gati per t'u nisur ne Itali. Prokuroria e krimeve te renda kishte ngritur ndaj tij akuzen e "trafikut nderkombetar te narkotikeve ne bashkepunim"

Ngjarja per te cilen eshte denuar i pandehuri e ka zanafillen me 1l gusht te vitit 2006. Kete dite rreth ores 08:00 ne plazhin e Pish Paros te komunes Levan-Fier, afer nje pylli eshte gjetur nje mjet lundrues gomone me gjatesi 4.3 m dhe gjeresi 1.8 m, ku ne brendesi te saj eshte gjetur nje bidon plastik me ngjyre tulle, i mbushur me lende djegese me ngjashmeri te benzolit. Ky mjet ishte i pajisur me nje motor te markes "Mercyri" 150 Kf. Po ne kete date rreth ores 13:00 ne nje parcele toke, jane gjetur tre koli te mbeshtjella me natriban ngjites, ku ne brendesi te tyre eshte konstatuar lende narkotike kanbis sativa, me peshe totale 93 kg e 780 gram. Nga hetimet ka rezultuar se skafi i perkiste pikerisht Shabanajt. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›