E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet dhe digjet taksisti

Artan Cena

TIRANË - Trupi i vrare dhe i djegur i nje burri eshte gjetur ne Farke. Ramazan Hyka, rreth 35 vjec, eshte gjetur i pajete pasditen e djeshme, i djegur, pasi ishte ekzekutuar me nje plumb ne koke. Pasi ishte vrare Hyken e kishin futur ne bagazhin e makines se tij, te llojit "Benz" me targa TR 2661 J qe e perdorte si taksi gjate pasdites. Mesohet se, Hyka ishte shpallur i zhdukur, qe nje dite para se te gjendej i pajete ne bregun e liqenit te Farkes. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, te cilet kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane kryer hetimet e para. Keta te fundit, ne fillim e kane pasur te pamundur qe te identifikojne viktimen. Por pas verifikimeve te dokumenteve te makines, eshte arritur te zbardhet emri i viktimes, qe eshte Ramazan Hyka.

Vrasja

Ramazan Hyka, si cdo pasdite kishte dale ne vendin e tij te punes, ne zonen e "Liceut Artistik", per te punuar si taksist. Por pasi eshte faturuar nga persona te paidentifikuar, eshte larguar nga aty dhe eshte nisur ne drejtim te periferise se Tiranes. Qe nga ky episod, i ndodhur dy dite me pare, nuk ka pasur asnje njoftim nga ai. Nga hetimet e policise eshte bere e ditur se, Hyka ishte shpallur si i humbur, pasi familjaret e tij kishin denoncuar ne polici mungesen e tij. Por ata kishin menduar se, ai mund te kishte pasur ndonje prenotim, e te ishte nisur per rruge te gjate. Familja e Hykes, ne Fikas te Mulletit, nuk kishte marre asnje informacion per vendndodhjen e tij. Por pasditen e djeshme policia ka kontaktuar me ta dhe kane konfirmuar se trupi i pajete, ishte Hyka. Policia eshte njoftuar nga banoret e zones, te cilet kishin pare makinen e djegur. Nga te dhenat e policise mesohet se kane qene disa femije, qe kane pare flaket te paret por nuk njoftuar. Me pas ne oret e pasdites eshte njoftuar policia.

Hetimet

Ende mister kane ngelur shkaqet e kesaj vrasjeje te ndodhur dy dite me pare. Forca te shumta policie kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet intensive. Ata kane marre deshmite e familjareve te banesave afer vendit te ngjarjes, te cilet sipas burimeve nuk kane dhene shume informacione, vec identitetit te viktimes, te cilin e njihnin si banore te asaj zone dhe si taksist pa licence.

Hakmarrje dhe grabitje me pasoje vrasjen

Dy jane pistat e para te hetimit mbi vrasjen e Ramazan Hykes. Rrembim dhe vrasje per ta grabitur, ose ndonje konflikt i mundshem i tij me ekzekutuesin. Keto mesohet se jane dy prej pistave kryesore, qe jane duke u hetuar ne menyre intensive nga Policia e kryeqytetit. Efektive te sektorit te vrasjeve ne kete institucion, kane nisur verifikimet ne lidhje me ndonje zenke te fundit qe mund te kete pasur Hyka. Gjithashtu eshte duke u hetuar dhe ndonje ngjarje e vjeter, ne te cilen mund te jete perfshire viktima e djeshme. Por nje piste tjeter e mundshme per policine eshte dhe ajo e grabitjes dhe me pas ekzekutimit te tij. Sipas te dhenave, persona ende te paidentifikuar e kane prenotuar ate, per te levizur ne periferi dhe me pas e kane grabitur. Dyshimet se Hyka mund te kete rezistuar, ka bere qe autoret e mundshem ta qellonin me arme ne koke dhe me pas ta fusnin ne bagazhin e makines duke i vene dhe flaken asaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›