E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç: Serbia nuk do ta mbrojë me tanke Kosovën. Në zgjedhje, me një listë

daciccSerbi- Kreu i qeverisë serbe, Ivica Daçië është shprehur se në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, që pritet të zhvillohen më 3 nëntor, serbët duhet të marrin pjesë me një listë të përbashkët.

Sipas Daçiçit ata s’duhet të paraqiten me më shumë parti.

Duke folur për televizionin serb B92, kryeministri tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse do të vendosin se kush do ta udhëheq edhe ‘Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë’.

Ai e ka mbrojtur politikën e qeverisë serbe ndaj Kosovës.

Serbia nuk do ta mbrojë me tanke Kosovën,- ka thënë Daçiçi. Ai ka shtuar: “Serbia është në një situatë kur ose do ta humbë të ardhmën e saj dhe të qëndrojë në bajoneta, ose ta zgjidhim këtë çështje në mënyrën më të padhimbshme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›