Vdes në internet 14-vjeçari, ra nga karrigia me kokë
17/04/2009 Po luante në kompjuter
KORÇE- Ka vdekur në mes të lokalit “Internet Kafe” 14-vjeçari E. M., banor i lagjes 8 të Korçës. Ai ka shkuar aty si edhe në ditët e tjera për të luajtur në kompjuter. Ishte ora 16.00 kur po luante në kompjuter. Pa kuptuar përkundej në karrige sa para mbrapa. Në një moment, ndoshta i pavëmendshëm apo i emocionuar nga ajo që po përjetonte në lojën e tij, ai ka humbur ekuilibrin dhe pesha e trupit e ka tërhequr prapa. Për rrjedhojë ka rënë në tokë duke goditur kokën nga pas. Klientët dhe pronari i lokalit i kanë shkuar në ndihmë, por askush prej tyre nuk e kuptoi se djali kishte gëlltitur gjuhën. Për rrjedhojë ai është asfiksuar brenda pas sekondave duke ndërruar jetë. E. M. mësohet se ka qenë nxënës i klasës së tetë. Mësohet se rreth orës 19.00 ai është çuar pa jetë në spitalin e Korçës. Fill pas tij aty ka shkuar edhe grupi i hetimit. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nuk rezultoi që ai të ketë pasur ndonjë konflikt me persona të tjerë dhe në trup nuk ka pasur shenja dhune apo keqtrajtimi. Mjeku ligjor që kreu autopsinë deklaroi se vdekja i erdhi nga goditja.