Shtrëngohet miratimi i kredive
17/04/2009 Ekspertët e bankave: Pjesën e parë të vitit, më pak kredi për individët
Ndikojnë niveli i likuiditetit të bankave dhe kreditë me probleme
Bankat do të jenë akoma më dorështrënguara me huatë që japin për bizneset se sa për individët. Në një vrojtim të Bankës së Shqipërisë realizuar nga tetori i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, rezulton se ka një rënie të parave që bankat japin për ekonominë. Jo vetëm periudha e tre muajve të fundit të 2008-s, kur kriza dha efektet e veta, më shumë psikologjike, në sistemin bankar, por edhe gjatë këtij viti do të ketë një shtrëngim të kritereve të zbatuara nga bankat për miratimin e kredive.
Vrojtimi
Kredimarrja po bëhet më e vështirë për individët se sa për bizneset, të cilët kanë balancat neto përkatëse minus 61 për qind dhe minus 56 për qind. Sipas llojit të kredisë për individët, kredia konsumatore u shtrëngua më shumë se kredia për blerje banese. Kredia u shtrëngua në pothuaj të njëjtën masë si për korporatat e mëdha ashtu dhe për bizneset e vogla dhe të mesme, por me një shtrëngim më të dukshëm për kredinë për investime afatgjata. “Në vrojtimin e gjashtëmujorit të dytë ka rezultuar që bankat presin se standardet e miratimit të kredisë do të vijojnë të shtrëngohen gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2009, më shumë për bizneset se sa për individët. Por gjithashtu, në kontrast me vrojtimet e mëparshme, bankat presin që kërkesa e bizneseve për kredi të bjerë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për korporatat e mëdha”, - theksohet në vrojtim. Kërkesa neto e bizneseve të vogla është në ulje nga gjashtëmujori i parë, por pozitive, ndërsa kërkesa neto e korporatave është negative, e ndikuar nga ulja e nevojës për financim të investimeve.
Kredia për bizneset
Bankat kanë forcuar standardet e aplikuara për kredinë dhënë korporatave të mëdha, ashtu edhe standardet e aplikuara për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Bankat janë shprehur për dobësim të kërkesës për kredi, më e theksuar kjo për korporatat e mëdha se sa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Faktori kryesor që ka nxitur kërkesën e bizneseve për kredi është nevoja për financimin e inventarëve dhe të kapitalit qarkullues. Kushtet e kreditimit të aplikuara nga bankat si dhe situata makroekonomike kanë qenë faktorë që kanë ndikuar në ulje të kërkesës. “Bankat janë shprehur se shtrëngimi i standardeve për miratimin e kredive për bizneset do të vijojë gjatë gjysmës së parë të vitit”, - thuhet në vrojtim.
Kredia për individë
Sipas llojit të kredisë për individë, standardet e kredisë për konsum kanë qenë më të shtrënguara se sa për blerje banese. “Kredia për konsum ndjek tendencën shtrënguese që nga 2 vrojtimet paraardhëse, ndërsa kredia për banesa ka pësuar shtrëngimin më të madh në vrojtimin e radhës. Faktorët kryesorë që kontribuan në shtrëngimin e standardeve të kredisë për individë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008 ishin gjendja financiare, niveli i likuiditetit të bankës dhe situata në kreditë me probleme. Ndërsa, konkurrenca në sistemin bankar ka dhënë një kontribut të vogël në lehtësimin e standardeve të miratimit e kredive”, - theksohet në vrojtim. Pritjet e ekspertëve të bankave tregojnë për shtrëngim të standardeve për miratimin e kredisë për individë. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, bankat presin që kërkesa e individëve të vijojë prirjen rënëse.