Elbasan/ Bie ne humnere, vdes turisti kosovar
Nje turist kosovar ka humbur jeten, pas nje aksidenti me mjetin, me te cilin udhetonte. Aksidenti eshte regjistruar ne afersi te fshatit Qukes, ne rrugen nacionale Librazhd-Qafethane, kur A. A., 19 vjec, banues ne Prishtine, ishte duke udhetuar ne drejtim te pikes kufitare. Ne kete moment, ai ka humbur kontrollin e mjetit BMV, me targa 534 KS 999, ka dale nga rruga dhe ka perfunduar disa metra poshte ne nje rrepire. Fillimisht i aksidentuari eshte transportuar per ne spitalin e Librazhdit, por per shkak te gjendjes teper te rende eshte derguar me ane te nje helikopteri per ne Tirane. Por, per shkak te demtimeve te shumta qe kishte pesuar, ka gjetur vdekjen rruges.