Vdes në punë hidrauliku i Kamzës
TIRANE – Vdes duke punuar në pusetë, hidrauliku i Bashkisë së Kamzës Arben Leçka. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00 kur 44-vjeçari ishte duke punuar në një pusetë në rrugën e Çekrezës. Gjatë punimeve në pusetë, në një moment pakujdesie, kapaku i çeliktë ka goditur në kokë hidraulikun e Bashkisë së Kamzës. Si pasojë e goditjes ai pësoi dëmtime të rënda fizike në kokë. Në gjendje të rëndë shëndetësore, 44-vjeçari është dërguar në spital ku ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve nga rënia e kapakut të pusetës. Po dje, ka gjetur vdekjen në Tiranë edhe Baftjar Hoxha, 67 vjeç, banues në Tiranë. Ai po punonte në një lartësi 3 metra prej nga ka humbur ekuilibrin, duke rënë përtokë dhe duke pësuar dëmtimet që i shkaktuan vdekjen.